Saturday, March 14, 2009

Problemi nuk jemi ne, problemi eshte plastmasi.

Ne njerezit i paskemi dhene shume rendesi vetes.. Te gjithe duam te mbrojme ndonje gje tani. "Mbroni pemet, mbroni kafshet mbroni peshkaqenet, mbroni midhjet” Por arroganca me e madhe eshte”Mbroni Planetin”. Po tallni Karin ju apo si? Te mbrojme planetin? Po ne nuk po mbrojme dot koken tone, specjen tone? Ne nuk dime si te duam njeri-tjetrin do kujdesemi per planetin e karit?
Na i kane care trapin me keto pallavrat e tyre. Na lodhen koken me “Diten e Tokes” Na i gricen pallen keta ambjentalistet e vegjel, keta libereale te papune, qe kujtojne se e vetmja e keqe e botes eshte se plazhet e Himares qenkan mbushur me plehra. Keta njerez nuk duan te mbrojne ambjentin, ata duan te krijojne nje bote te rehatshme , ajo s’ka fare lidhje me mbrojtjen e ambjentit
Ne fund te fundit nuk ka asnje problem me ambjentin. Planeti eshte shume ne rregull. Njerezit, aha njerezit jane vari Karin. Ka shume ndryshim. Ne krahasim me njerezit planeti eshte ne rregull. Planeti ka 4 miljarde e gjysem vite qe egziston. I ka rene njeri lapsit, ka kaluar njeri matematiken e klases se gjashte? Planeti ka ketu 4 miljarde e gjysem vjet, njerezit kane qene ketu, sa? nje qind mije vjet? Mbase dyqind mije? E ne kemi krijuar industrine e rende per sa? Mbase dyqind vjet. Dyqind vjet kunder 4miljarde e gjysem. Dhe ne paskemi guximin te themi se ne po kercenojme planetin? Se ne paskemi fuqine qe te shkaterrojme nje system qe ka mbijetuar miljarda vite ndryshimesh? Cfare arrogance? U beme te gjithe baloza.
Planeti ka kaluar pislliqe shume here me te renda se ne. Ka kaluar termete, vullkane, levizje pllakash tektonike, levizje kontinentesh, percellitje diellore, stuhi magnetike, ndryshimin magnetik te poleve, mijra vite bombardime nga kometa asteroide e meteore, permbytje mbare-boterore, zjarre mbare-boterore, erozione, e disa epoka akulli. Dhe ne karat arrogante kujtojme se disa qese plasmasi, dhe kanoce alumini do ndryshojne planetin. Po planetin nuk e gjen dot gje mor tope. Ne po, ne do ikim per lesh.
Ne po, ne po ikim per lesh. Mblidhni placket se rraca njerezore po iken per lesh. Dhe shyqyr Zotit do ikim pa lene shume gjurme pas. Mbase ndonje qese plastmasi, edhe mbase. Planeti do jete ketu dhe kur ne te ikim per lesh. Ne do jemi nje gabim biologjik qe u mbyll si gjithe speciet e tjera. Nje rruge biologjike pa dalje. E planeti do na shkundi ne si qeni pleshtin. Nje bezdisje e perkohshme qe hiqet qafe
Doni te dini se si po ja con planeti? Pyesni ata balozat e Pompeit qe jane ngrire ne nje pozicion nga pluhuri vullkanik. Keni dyshime per mireqenjen e planetit? Pyesni njerezit ne Meksiko City ne Armeni apo ne Turqi qe jane varrosur per se gjalli nen mijra ton rrenoja termetesh. Pyetini ata nese planeti eshte i dobet. Pyesni njehere njerezit ne Kilowaia Hawaii qe i ndertuan shtepite ne kembet e nje vullkani aktiv pastaj cuditen pse kane llave vullkanike ne dhomen e gjumit.
Planeti do jete ketu per nje kohe shume shume shume te gjate. Dhe do e pastroje vete veten, sepse e ka bere gjithmone. Eshte nje sistem vete-kontrollues, Uji dhe ajri do rregullohen, bota do rigjenerohet, e nese plastmasi vertet nuk tretet atehere planeti do krijoje nje sistem te ri; planet+qese plastmasi. Planeti nuk e ka problem qesen e plasmait. Ne e kemi. Plastmasi nga toka doli. Planeti e shikon plastmasin si kalamanin e vet. Mbase ishte e vetmja arsye pse planeti na lejoi te egzistonim. Donte plastmas per veten e vete. Nuke dinte si ta bente dhe na nxori ne. Mbase ajo eshte dhe pergjigja e pyetjes qe te gjithe i bejme vetes:- Pse jam une ne kete bote?- Plastmas mor kar, Plastmas.
Pra plastmasin e shpikem, puna jone mbaroi e tani mund te zhdukemi. Me sa shof zhdukja paska filluar. Edhe planeti vete na shef si dicka e bezdishme qe duhet eleminuar. Planeti di si te mbrohet, ka leukocide sic ka dhe trupi jone. Ti po te ishe planeti ca do beje? Si do na hiqje qafe? – Viruse, viruse mor palle, se viruseve nuk u bejme dot balle. Sa here shpikim vaksina ata rikrijojne nje nen-specje tjeter me te sofistikuar. E ca do beje ti po te ishe planeti, por ama te ishe dhe shakaxhi? Do shpikje nje virus qe jo vetem shkateron sistemin mbrojtes dhe te le hapur per te vdekur nga cdo lloj semundjeje tjeter, por qe edhe perhapet nepermjet seksit, te vetmit mjet riprodhues. Planeti paska qene me me mend se Ainshtajni.
Prandaj une nuk e rruaj shume bishen per gjerat e vogla, pulat, midhjet, delfinet. Ne jemi pjese e nje inteligjence shume here me te sofistikuar se c’mendiojme. Nje elektron i madh qe nuk i plas per njeri. Ai vetem egziston. Ashtu si dhe ne. …. Edhe per ca kohe.